Ora News - Basha këmbëngul: Të hetohet pastrimi i parave përmes pr/ buxhetit 2018

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijojnë replikat mes opozitës dhe qeverisë lidhur me pr/ buxhetin 2018. Pak orë pasi kryeministri Edi Rama bëri thirrje për të mos marrë seriozisht akuzat e opozitës për pastrim parash me anë të pr/buxhetit 2018, Basha doli në një deklaratë për median ku nuk ndryshoi qëndrim.

Basha: Në gusht 2017, një tjetër raportim ndërkombëtar për pastrimin e parave e renditi Shqipërinë si një nga 3 vendet kryesore me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave në Evropë. Janë me qindra milionë euro të prodhuara nga droga në duart e kriminelëve që duan t?i qarkullojnë.

Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pa shitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep Edi Rama ku emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës. Nuk ka dyshim se koncesionet që Edi Rama i mban të fshehura mund të jenë pastrim i parave të drogës.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/basha-kembengul-te-hetohet-pastrimi-i-parave-permes-pr-buxhetit-2018

Share This Video


Download

  
Report form