http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nismat e vitit të kaluar të Ministrisë së Brendshme për të ashpërsuar dënimin e personave që arrestohen për armëmbajtje pa leje janë antikushtetuese pasi bien ndesh me frymën e kodit penal por edhe cënojnë pavarësinë e gjyqësorit. Sipas ekspertëve të së drejtës në vendimin e saj gjykata rrëzoi qeverinë për rritjen masës së dënimit nga 7 deri në 15 vjet për armëmbajtje pa leje pasi një marzh i tillë dënimi është më i madh se për vepra të tjera më të rënda. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë dhe rastet kur armëmbajtja pa leje shoqërohet me rrethana rënduese. Qeveria kërkonte 10-20 vite burgim. Sipas ekspertit ky amendim cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit pasi i heq atij individualizimin e dënimit. Argumentet më të hollësishme që ka dhënë Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhen me publikimin e vendimit të arsyetuar. Me zbardhjen e tij, vendimi hyn menjëherë në fuqi. Kjo do të thotë se marzhi i dënimit mbetet siç ka qenë i parashikuar në kodin e vjetër para ndryshimit të 2014-s ku për rastet e armëmbajtjes pa leje rrezikohet dënim nga gjoba deri në 7 vite heqje lirie.