http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa qytetaret qe kane ndërtuar pa leje iu përgjigjen afatit ligjor për te vetëdeklaruar objektet, janë institucionet shtetërore ato qe nuk kane respektuar afatet. Sikur te mos mjaftonte fakti qe kane ndërtuar pa leje, këto institucione s?kanë deklaruar shtesat pa leje. Behet fjale per 42 institucione ne nivel qendror dhe 13 ne nivel lokal. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i ben thirrje institucioneve qe te vijnë ne zyrat e legalizimeve. Si për ironi, vete objekti ku ndodhen zyrat qendrore te legalizimeve, ka një shtese kati pa leje. Ndërkohe, janë një sere drejtorish ne rrethe dhe komisariatesh, qe kane bere ne vite te njëjtën gjë. Sipas Lames, ALUZINI po ben nje ndryshim te akteve nënligjore per t?i hapur rruge këtij procesi. Ne përfundim te konferencës per shtyp, zoti Lame nuk la ka shprehur edhe njëherë dëshirën e tij për te qene ne krye te Bashkisë se Tiranës.