http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çfarë mund të kishte menduar Moxarti nëse personazhet e veprave të tij do të mbanin celular?! Me siguri që këtë nuk e zbulojmë dot, por ama mund të shohim se si vijnë në skene të modernizuara nga viti 1790 notat e të famshmes opera gazmore "Cosi Fan Tutte" ose e thëne ndryshe "Kështu bëjnë të gjitha". Nikolin Gurakuqi sjell kështu veprën e njohur me një koncept aspak klasik, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Opera me dy akte, në thelb të së cilës është dashuria dhe tradhtia, ka për personazhe edhe dy protagonistë shqiptarë, të cilët janë quajtur të tillë që në libretin e vitit 1790 të Lorenzo la Pontes. "Cosi Fan Tutte" është nder veprat më të vëna në skenat botërore dhe i rikthehet tonës më 19 shkurt.