http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga veprat më të dashura të Pushkinit. Për disa, kjo është thjesht një vazo, por për ata që e njohin dhe e duan artin vizual, një kryevepër. Emil Gale është një nga artistët qe parë që përcolli art përmes qelqit. Dhe kjo vepër mendohet të jetë krijuar në fund të shekullit të 19-të. Sot, arti në qelq nuk vlerësohet shumë, e sidomos në Shqipëri. Por, kjo nuk e ka penguar Galerinë e Arteve të mendojë që këtë vit të sjellë në Tiranë punimet e artistëve më të mirë të qelqit në botë. Ata do të jenë këtë muaj në tiranë në emër të Onufrit. Onufri vjen këtë vit tërësisht i veshur me art në qelq. Deri më tani janë përzgjedhur 7 artistë shqiptarë që përballen me qelqin. Edicioni i 21-te i Onufrit nis më 20 nëntor dhe do të jetë i vizitueshëm për publikun deri në ditët e para të 2016-ës.