http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i lartë i taksave dhe korrupsioni konsiderohen si dy elementët më problematikë të të bërit biznes në Shqipëri. Këshilli i Investimeve, një strukturë e cila varet nga Ministria e Ekonomisë, ka anketuar 100 ndërmarrje, të cilat operojnë në vendin tonë, ku një pjesë e mirë e tyre janë me pronarë të huaj. Në raportin me titullin ?Informaliteti?, rezulton se shkaku kryesor që e nxit atë është niveli i lartë i korrupsionit në administratë. Në këtë grafik, renditen përgjigjet që kanë dhënë dhomat e tregtisë dhe bizneset që janë marrë në pyetje. Shqetësimi kryesor i tyre fillon me korrupsionin, ku tregohet se 43% e të pyeturve, afërsisht gjysma, kanë raportuar këtë si një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, i ndjekur më pas nga kapacitetitet e administratës tatimore për të komunikuar me biznesin, taksat e larta, thjeshtimi i procedurave dhe miratimi i kredisë. Të pyetur se cili është stadi i parë se ku shfaqet informaliteti, bizneset kanë thënë se është momenti i futjes së produktit në treg, dhe nisja e kontakteve me administratën. Raporti ka bërë disa gjetje dhe rekomandime për qeverinë: numri i lartë i inspektimeve merr kohën e sipërmarrësve, ndërsa shumë struktura shtetërore nuk koordinohen me njëra-tjetrën dhe kryejnë kontrolle në kohë të ndryshme, një pjesë e inspektorëve janë të pa specializuar për të kryer si duhet punën në terren, ndërsa një tjetër shqetësim është edhe mbivendosja e lejeve dhe licencave që një ndërmarrje merr në disa institucione për të njëjtin aktivitet.