Rishikimi i dytë i Buxhetit 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria rishikon per here te dyte buxhetin e vitit 2015 per shkak te mosrealizimit te te ardhurave dhe të investimeve. Me anë të një akti normativ, i cili është publikuar të hënë në fletoren zyrtare qeveria bën të ditur se në disa projekte investimet kanë ecur ngadalë, duke mos i realizuar ato dhe duke bërë të domosdoshme rishpërndarjen e të ardhurave. Nga ana tjetër edhe të ardhurat për 11 muajt e parë të vitit të vitit kanë patur mosrealizim, duke mos përmbushur pritshëmritë e parashikauar në buxhet. Me anë të aktit normativ, qeveria përpiqet të vërë në punë në muajin e funidt të vitit një pjesë të parave që nuk janë realizuar në investime të ndryshme dhe të rregullojë balancat buxhetore nga mosrealizimi i të ardhurave. Nëpërmjet Aktit Normativ janë rialokuar rreth 5.2 miliard lekë investime, ndërsa ndërhyrja propozohet në ato zëra, ku janë evidentuar mosrealizime në raport me planin e parashikuar. Nga analiza e fundit e ecurisë së investimeve publike, rezulton se ka një përthithje më të lartë në projektet e infrastrukturës. Nisur nga kjo, do të financohen 2 miliardë lekë ne mënyrë qe te mos krijohen detyrime të reja. Njëkohësisht, nga mosrealizimet e evidentuara do të financohen me vlerën prej 2. 5 miliardë lekë projektet e investimeve për Fondin e Zhvillimit Rajonal, duke lehtësuar barrën e buxhetit për vitin 2016 në këtë zë. Ndërkohë 5 00 milionë lekë do t?i kalojnë fondit të shpronësimeve. Ndryshimet do të realizohen kryesisht nga kursimet në zërat e investimeve publike, por ndërkohë për financimin e shtesave do përdoren edhe kursimet nga zërat e interesave dhe detyrimeve të prapambetura dhe kontigjenca, që arrijnë në rreth 500 milionë lekë. Sipas ministrisë se financave keto ndryshime, nuk prekin parametrat kryesore te buxhetit: totalin e të ardhurave, e te shpenzimeve dhe deficitin. Drejtuesit e Financave thonë se me kete rishikim sigurohet një eficiencë më e lartë e përdorimit të fondeve publike, ne investime por edhe ne shlyerjen në kohë të detyrimeve kontraktuale.

Share This Video


Download

  
Report form