http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lista e gjatë prej 17 institucionesh, të cilat kërkojnë më shumë para nga buxheti i shtetit tashmë mbetet në dorën e qeverisë. Komisioni i Ekonomisë vendosi që së bashku me ministrin Cani, deputetët të diskutojnë dhe të miratojnë se sa para shtesë do t?u jepen institucioneve shtetërore, pjesë e të cilave është edhe presidenca e prokuroria. Deputeti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë, tha se në shtesat që do të bëhen orientimi më i madh do të jetë për bujqësinë dhe shëndetësinë. Por nga ana e saj Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që qeveria të mbajë premtimin për biznesin fason. Gjovali Kadelli tha se fondi i lënë në dispozicion për këtë biznes është përgjysmuar. Ministria e Bujqësisë është institucioni që ka kërkesat më të mëdha për më shumë fonde. Gjatë një raportimi që ministri Panariti pati me deputetët tha se duheshin edhe 50 milion dollarë në mënyrë që të mos kemi situata përmbytjesh dhe qe te kemi më shumë siguri ushqimore.