Rishikimi i Buxhetit 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria morri nismën për të rishikuar buxhetin për dy arsye: rënia e të ardhurave që vijnë nga taksat dhe rishpërndarja që u duhej bërë fondeve të pushtetit vendor pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtorja e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, sqaron se për të gjithë vitin, planifikimi që është bërë për të ardhurat që do të vijnë nga tatimet dhe doganat ulet me 225 milion dollarë. Qeveria ka reduktuar kryesisht zërat të cilët nuk prekin sektorët që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonomi. Dhëmbi sqaron se fondi i shpërblimeve të administratës është reduktuar nga 13 milion dollarë, në 340 mijë dollarë. Sa i përket shkurtimit të shpenzimeve kapitale, ato nuk janë prekur edhe pse në tabelën e buxhetit rezulton me minus 47 milion dollarë. Me anë të një akti normativ, qeveria shkurtoi buxhetin e 2015-ës me plot 163 milion dollarë. Edhe pse nga doganat dhe tatimet pritet një mosrealizim në një masë më të madhe, paratë do të vijnë nga zëri i të ardhurave jo tatimore. Shitja e licencave 4G do të balancojë gropën që krijohet nga administrata e mbledhjes së taksave.

Share This Video


Download

  
Report form