Rama në Elbasan: Reformat, operacion i dhimbshëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse me një gjendje gripale, kryeministri Rama mbajti një fjalim prej rreth 40 minuta në Elbasan, për të treguar se ndryshimet gjatë dy viteve të qeverisjes së majtë. Në turin ?Të pastrojmë më tej Shqipërinë?, kreu i qeverisë u ndal në çfarë nuk janë bërë në 25 vite, pasojë e të cilave është edhe tranzicioni i tejzgjatur.?Nesër është 25 vjetori që kemi rënë pak a shumë dakord që shënoi rrëzimin e regjimit të vjetër. Nëse do ishin bërë ato reforma, do ishin gjeneratë e fortë, ndërsa sot janë gjenerata e humbur në lumin e diplomave pa vlerë. Çfarë u mboll e nuk u mboll në 25 vite ka sjellë si rezultat gjendjen e kësaj gjenerate e lindur atë ditë?.Duke i krahasuar reformat e ndërmarra si operacion të dhimbshëm, por të vonuar mbi një trup të drobitur, Rama ui dha përgjigje edhe sulmeve për ndryshimin e taksave të profesioneve të lira.?Nuk mund ta pranojmë sikur avokatët, dentistët janë fason. Por edhe për këta do të ketë ndarje në disa zona?.Gjatë takimit shefi i ekzekutivit kërkoi më shumë angazhim të strukturave të PS-së për rritjen e anëtarësisë dhe hapjen e organizatave partiake ndaj të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në të.

Share This Video


Download

  
Report form