http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fjalimi i një dite më parë i Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar ka marrë një përgjigje nga Lulzim Basha gjatë mbledhjes së përjavshme të deputeteve demokratë. Për kryetarin e Partisë Demokratike Basha, Rama kërkon të përdorë drejtësinë për hakmarrje politike. Sipas Bashës, në prag të vendimit të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, kryeministri Rama po tregon koncepte staliniste për drejtësinë. Basha është ndalur edhe tek dy grevat e urisë e të shkarkuarve nga puna dhe e ish-të përndjekurve duke kërkuar nga qeveria të fillojë dialogun me ta, një hap që PD nuk e hodhi asnjëherë kur ishte në pushtet. Një pjesë të rëndësishme të fjalimit, Basha ia kushtoi ekonomisë, duke akuzuar qeverinë për përkeqësim të situatës financiare të vendit.