ISIS zgjeron territoret - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Franca kërkon mbështetje nga vendet perëndimore ne betejën kundër tij, Shteti Islamik po zgjeron territorin përtej Sirisë dhe Irakut. Militantet e tij kanë pushtuar pjese te Afganistanin lindor ne përpjekje per vendosur kontrollin edhe ne zonën e kufirit me Pakistanin. 1600 luftëtare mbështetës te ISIS kane marre ne duar shumicën e kater rajone ne Xhalalabad ku po shfaqin te njëjtat karakteristika si ne Siri e Irak, me ekzekutime me prerje kokash ne publik dhe regjistrim te akteve te dhunshme qe i publikojnë me pas ne internet, por edhe me urdhrin per mësimin e Kuranit per te huajt ne Afganistan. Mijëra banore te këtyre zonave janë larguar per te shpëtuar dhe xhihadistet përplasen me ushtrinë afgane. Forcat e sigurisë çdo muaj humbasin nga 500 trupa ne betejën me ISIS. Një zedhenes i Pentagonit deklaroi se kane informacione per praninë e tyre ne Afganistan dhe po monitorojnë situatën per te pare nëse mund te përbejnë kërcenim per rajonin. Xhihadistet kane përfituar edhe nga tërheqja prej disa muajsh e trupave britanike dhe amerikane, si dhe nga përçarja e talebaneve. Mbështetja per ta është shtuar edhe mes nje pjese te popullsisë dhe muajt e fundit raportohet se luftëtare qe kane qene pjese e Al Kaedas apo te afert me talebanet tashme janë besnike te ISIS.

Share This Video


Download

  
Report form