Shqiptari vë në lojë ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me sloganin ?ekstremizmi meriton vetem masa ekstreme? Ensy Abazi nje komedian / kengetar shqiptaro zviceran me origjine nga Kosova ka ngjallur nje debat te ashper ne mediat helvete. Prej ditesh ne kanalin e tij ne youtube Ensi ka postuar nje video ku duke imituar ekzekutimet e Isis ben llogarite me dy politikane te djathte zvicerane dhe nje gazetar qe jane shprehur vazhdimisht kunder integrimit te shqiptareve ne shoqërinë zvicerane. Ensi ve ne loje politikanet Lukas Reimann und Oskar Freysinger si edhe komikun Andreas Thiel. Tre persona shfaqen ne gjunje perpara Ensit ne videon e titulluar ekzekutimi, te veshur ne ngjyre portokalli dhe me maskat e tre personazheve qe jane shprehur kunder shqiptareve. Ensy u ben gjyqin duke u folur ne dialektin zviceran te gjermanishtes per t?u treguar se edhe ai eshte shqiptar dhe nuk ka lidhje me ekstremizmin apo islamizmin per te cilin ata i bejne fajtore dhe i vene ne loje te gjithe shqiptaret apo kosovaret e Zvicrës. Ai e mbyll videon duke i dhëne urdhër per ekzekutim nje bashkëpunëtori te tij me arme ne dore dhe ky I fundit ndez fitilin qe me pas rezulton vetëm nje fishekzjarr. Ensy e mbyll videon duke thene se deklaratat radikale meritojnë vetem shaka radikale por duket se edhe vete kosovaret qe jetojnë ne Zvicër nuk jane dakord me inskenimin e Ensit. Kreshnik Kryeziu nje tjeter këngëtar shqiptar ne Zvicër është totalisht kundër videos se Ensyt, por ky i eshte përgjigjur me nje tjetër postim ne youtube ku e ve ne loje edhe vete bashkatdhetarin e tij.Une nuk flas ne emer te shqiptareve ne video thote Ensi, por ne emrin tim. Gjithsesi debate ka marre flake ne mediat e Zvicrës dhe pothuajse prej nje jave nuk ka dite qe te mos shkruhet per këtë ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form