“Në Ballkan ka celula të ISIS” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksander Vuçiç deklaron se ne rajonin e Ballkanit ekzistojnë celula te Shtetit Islamik dhe veçon Kosovën si nje vend qe krahasuar me popullsinë ka numer te larte ushtaresh qe luftojne per te. Ne nje fjalim te mbajtur ne Asamblenë e Përgjithshme te OKB-se ne Nju Jork, Vuçiç deklaroi se vendi i tij i eshte bashkuar koalicionit kundër ISIS, pasi mbron paqen dhe sigurinë.?Ka shumë rreziqe me të cilat përballemi. Shumë gjëra mund të rrezikojnë zhvillimin tonë. Ne disa vende te Ballkanit perendimor ka disa celula terroriste, por Serbia do te beje gjithçka për të luftuar me këtë të keqe të tmerrshme. Kjo eshte arsyeja se perse iu bashkuam koalicionit kunder ISIS dhe jemi krenare qe do te jemi gjithnje ne ate pjese te botes qe do te ruaje paqen dhe stabilitetin?.Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do ta njohe Kosovën dhe falenderoi vendet qe nuk e kane bere nje gje te tille. Por ai tha se mbështet nje zgjidhje politike përmes dialogut te ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, qe do te ruante stabilitetin ne rajon. Vuçiç kërkoi edhe rikthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës ne Kosove, qe llogariten rreth 204 mije.

Share This Video


Download

  
Report form