Dëbohen dy vëllezërit shqiptarë të lidhur me ISIS në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Dy vëllezër shqiptarë përkatësisht 26 dhe 23 vjeç banues në Potenza si dhe një grua ruse 49 vjeç, banuese në Napoli, janë dëbuar nga Italia.

Vendimi është marre me arsyetimin se ata përbejnë kërcenim per sigurinë kombëtare te Italisë. Te dëbuarit akuzohen për rekrutim te luftëtareve të ISIS, nxitje te xhihadit e shtyrje për sulme vetëvrasëse me eksploziv.

Një 38 vjeçar çeçen është arrestuar Në Bari. Ai kishte qenë pjesë e komandës së xhihadistëve të ?Emirateve të Kaukazit?, te cilët natën e datës 4 dhjetor 2014, kryen sulmin në Grozni te Çeçenisë ku vdiqën 19 persona. Besohet se shqiptaret kane marre udhëzime dhe jane trajnuar prej 38 vjecarit nga Çeçenia.

Autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e te dëbuarve, por ka deklaruar se ata kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS.

Gjykata e Foggias ka urdhëruar paraburgim për 38 vjecarin nga Çeçenia. Operacioni u zhvillua në Napoli, Foogia dhe Potenza.

Share This Video


Download

  
Report form