Të frenojmë azilkërkuesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët shqiptarë duhet të ndërtojnë në ardhmen e tyre në Shqipëri dhe të mos i drejtohen Gjermanisë si azilkërkues. Deklarata vjen nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë një aktiviteti të organizuar në Dyseldorf, me rastin e festave të nëntorit.?25 vjet më parë vendi më i izoluar i Europës sot është anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian. Por fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë sidomos të rinjtë për ta parë të ardhmen në vendin e tyre.?Që shqiptarët të mos marrin rrugën e azilit, kreu i Kuvendit nënvizoi rëndësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri.?Në këtë drejtim reforma në fushën e drejtësisë është kyçe për të forcuar shtetin e së drejtës, por edhe për të zhvilluar më tej një klimë më të mirë për biznesin dhe për nxitjen e investimeve të huaja, për të rritur cilësinë e qeverisjes dhe mbi të gjitha mirëqenien e qytetarëve tonë.?Gjatë vizitës në Gjermani, kryeparlamentari Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidentja e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Carina Gödecke.

Share This Video


Download

  
Report form