Arti në qelq, veprat më të mira në “Onufri 21” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brishtësia e qelqit ka mbërritur në kryeqytet. Edicioni i 21-të i Onufrit ka sjellë veprat më të mira të artit në qelq që janë krijuar dy vitet e fundit. Me dhjetë artistë të huaj dhe shtatë shqiptarë, kjo ekspozitë në Galerinë e Arteve ofron më shumë se 20 instalacione, skulptura, video dhe fotografi. Sead Kazanxhiu është një konkurrentet në Onufrin e këtij viti. Instalacioni i tij flet shumë për kufijtë që shqiptarët i vënë njëri-tjetrit. Një tjetër vepër që rrëfen pak nga identiteti i shqiptarëve është ajo e njohësit te artit, Oltsen Gripshit, që ekspozon për herë të parë për publikun shqiptar nje instalacion. Onufri ka hapur dyert për publikun këtë fundjavë në Galerinë e Arteve dhe do të ekspozojë vepra nga emra të njohur të artit vizual si Marina Abramovic apo Yoko Ono deri në ditët e para të 2016-ës.

Share This Video


Download

  
Report form