Universitetet amerikane jane renditur per vitin 2011 nder me cilesoret ne bote, madje 13 prej tyre jane pozicionuar edhe ne 20 me te miret, duke u ndjekur pas nga universitetet britanike. Perzgjedhja eshte bere nga kompania Quacquarelli Symonds, e cila shqyrton çdo vit universitetet me te mira, nga 600 te tilla qe gjenden ne te gjithe boten per 26 disiplina universitare.
Ne krye te ketij klasifikimi gjendet per te dytin vit universiteti i Cambridge, i ndjekur me pas nga Harvardi. 10 vendet e para plotesohen me pas nga te tjere emra te njohur ne bote si Universiteti Yale, ai i Oxfordit, Universiteti Imperial i Londres, Universiteti i Cikagos, i Pensilvanise etj. Pavaresisht se universitetet amerikane dhe britanike zene vendet e para ne klasifikimin vjetor universitar, kete vit edhe Kanadaja ka arritur te fitoje nje pozicionim nepermjet universitetit te McGill, nderkohe qe nder te vetmet universitete ne Europe, përveç atyre britanike, eshte renditur Instituti Federal i Teknologjise ne Zvicer. Surpriza e listes per kete vit jane konsideruar universitetet gjermane, te cilat çdo vit e me shume po arrijne te pozicionohen nder me te miret. Sipas jurise se Quacquarelli Symonds, fakti qe ne 200 universitetet me cilesore futen 32 vende, eshte nje tregues i qarte se arsimi ne nivel global po behet gjithnje e me konkurrues. Qe nga viti 2004, kjo kompani kryen renditjen e saj bazuar ne vleresimin e te dhenave online te universiteteve ne mbare boten dhe risia e ketij viti ishte krahasimi i tarifave studimore me nje vit me pare. Renditja e pervitshme ndihmon studentet ta kene me te lehte perzgjedhjen e shkolles se larte qe do te ndjekin.