LSI, platformë “pastrimi” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste per Integrim del me një platforme te re, e cila parashikon pastrimin e saj nga krimi dhe korrupsioni. Ilir Meta deklaroi distancimin e LSI-se nga personat me rekorde kriminale dhe nga biznesmenët, ndërsa u angazhua per transparencën e financimeve te partisë. Monitorim per çdo veprimtar, ata qe shkelin ligjet e shtetit do te dëbohen nga LSI. Ne platformën e miratuar nga kryesia e LSI-se përcaktohen rregulla te reja per financimin dhe donacionet e partisë. Lëvizja Socialiste per Integrim e ndërmerr ketë angazhim, ndërsa dekriminalizimi i politikes është ne proces dhe pas një serie akuzash qe kane rene ndaj kryetarit te saj Meta per afera korruptive. Sipas drejtuesve te LSI-se ne kete mënyre, kjo parti synon te behet shembull per shkëputjen e politikes nga krimi dhe korrupsioni.

Share This Video


Download

  
Report form