http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne fillimit te shtatorit ambientet e QSUT renditeshin nder akset me me shume trafik ne kryeqytet. Sot situata ka ndryshuar dhe është forcuar kontrolli për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nene Tereza". Ndërtimet e para pa leje tashme janë prishur dhe po punohet për pastrimin e mbetjeve, edhe pse biznese te tjera vazhdojnë te funksionojnë dhe numërohen te paktën 5 bare dhe disa kioska. Burime pranë QSUT bëjnë te ditur se aksioni për prishjen e ndërtimeve do te vazhdoje dhe bizneset kane marre njoftimin zyrtar për mbylljen e aktivitetit. Premtimi për lirimin e hapësirave brenda 100 ditëve te para është pritur pozitivisht nga qytetaret. Por nuk mungojnë ata qe kane një këndvështrim ndryshe për kioskat pa leje, një grua qe thotë se kioskat duhet te qëndrojnë pasi njerëzit janë pa pune