Dështimi në UNESCO, Bushati jep sqarime - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne lidhje me përgjegjësinë për dështimin ne UNESCO, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thotë se Shqipëria, nuk ishte drejtuese, por pjese e procesit për anëtarësimin e Kosovës ne këtë agjenci. Ai e konsideron zhgënjyes rezultatin e votimit, duke e përkthyer atë si një ndasi gjeopolitike. Bushati sqaron për ?Vizion Plus? edhe qëndrimin kundër te Palestinës, e cila nuk reflektoi votat qe Shqipëria i ka dhënë ne OKB.-Zoti ministër pse dështuat sot ne çështjen e mbrojtjes se interesave te Kosovës ne UNESCO?Ditmir Bushati: Nuk do ta quaja dështim, por natyrisht është një rezultat zhgënjyes. Them nuk do ta quaja dështim, sepse u provua edhe me këtë votim një çimentim i aleancës se shqiptareve me shtetet perëndimore; dhe sot mund te them qe avokatet kryesore te Kosovës, krahas Shqipërisë me pozicionin e saj modest, ishin Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, por edhe shtete me te cilët ne, nuk është se kemi një marrëdhënie te kultivuar. Nga ana tjetër, vendimi përfundimtar, natyrisht qe është zhgënjyes per faktin qe per 3 vota, Kosova nuk është ne tavolinën e UNESCO-s dhe ky është nje votim, i cili reflekton nje lloj ndasie apo përleshje ne thonjëza ?gjeopolitike? qe po zhvillohet ne skakieren botërore, e cila reflektohet për fat te keq edhe ne Ballkan.-Por zoti ministër, ju e quajtët sukses kalimin e kësaj çështje ne këshill, po tani qe nuk kaloi, kush e mban përgjegjësinë për dështimin?Ditmir Bushati: Natyrisht qe ishte sukses kalimi ne këshill sepse kane qene te rralla rastet kur Këshilli Ekzekutiv ka kaluar nje vend jo anëtar te OKB per votim ne Asamblenë e Përgjithshme. E kam quajtur sukses te Kosovës, nuk e kam quajtur ne asnjë rast sukses te politikes se jashtme te Shqipërisë; sepse ky nuk ka qene nje proces, i cili është drejtuar nga Shqipëria, Shqipëria ka qene pjese e këtij procesi dhe do te vazhdoje te jete se bashku me partneret tanë strategjike dhe besoj se çdo debat per te gjetur fajtoret ne Shqipëri apo ne Kosove per këtë çështje, me e pakta qe mund te thuhet është i pavend.-Dhe një pyetje te fundit zoti ministër, kur ju votuat pro Palestinës e argumentuat këtë qe kur te vinte radha e Kosovës, do te fitonit mbështetjen e këtij shteti. Palestina sot votoi kundër, po për këtë, kush e mban përgjegjësinë?Ditmir Bushati: E para njëherë, persa i përket çështjes se Palestinës, e kam thëne disa here dhe me vjen keq qe nuk është arritur te kuptohet ne radhe te pare nga ju gazetaret, qe ne kemi votuar qe dy vende qe ne rastin ne fjale kane statusin e vëzhguesit, Selia e Shenjte apo Vatikani dhe Palestina, te kishin mundësi qe flamuri i tyre respektiv te valëvitej ne selinë e OKB edhe kjo është ne konsistence me politiken e jashtme te Shqipërisë, te paktën qe pas viteve ?90 kur Palestina është njohur si shtet dhe nuk është njohur si shtet nga kjo qeveri apo nga ky ministër dhe Shqipëria tradicionalisht persa i përket ko...

Share This Video


Download

  
Report form