Votimi për Kosovën në UNESCO - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja për anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO vazhdon mes Prishtinës dhe Beogradit dhe orët e fundit janë vendimtare. Konferenca e Përgjithshme do te votoje te hënën, nëse Kosova do te jete ose jo pjese e organizatës se Kombeve te Bashkuara per Arsimin, Shkencën, Kulturën dhe palët vijojnë te lobojne; Prishtina pro, ndërsa Beogradi kundër anëtarësimit. Kosovës do t?i nevojiten 2/3 e votave te 195 anëtareve ose 130 vota, ndërkohe qe pavarësinë e saj e kane njohur 108 shtete. Pro Kosovës janë deklaruar SHBA dhe disa anëtare te BE, si Gjermania dhe Britania, ndërsa Serbia mbështetet nga aleati i saj, Rusia. Nder 45 vendet qe janë kundër njohjes se Kosovës, përfshihet edhe Greqia. Megjithëse Athina është shprehur se nuk do ta bllokoje anëtarësimin e saj ne organizatat ndërkombëtare, me UNESCO-n kjo ka pak gjasa te ndodhe. 108 vende kane njohur Kosovën dhe sipas përllogaritjeve nuk dihet se si do te jete vota e 42 shteteve. Pritet qe vendet qe kane njoftuar se do ta njohin ne te ardhmen Kosovën ta mbështesin ate ne votim. Lobimi do te vazhdoje deri ne momentet e fundit. Serbia ka paralajmëruar se do te beje gjithçka qe te pengoje anëtarësimin dhe sipas ambasadorit te saj ne UNESCO, ajo do te propozoje qe debati per ketë çështje te shtyhet për ne vitin 2017. Sipas Darko Tanaskovic nëse propozimi serb siguron nje shumice te thjeshte, votimi per anëtarësimin e Kosovës nuk do te ndodhe. Pak kohe përpara votimit, Shqipëria qe paraqiti propozimin per anëtarësimin e Kosovës dhe vendet aleate u përplasen me Rusinë gjate Konferencës se Përgjithshme te UNESCO-s ne Paris. Ministrja shqiptare e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i domosdoshëm dhe i merituar. Ajo ftoi Serbinë të jetë bashkëpunuese dhe të ndërpresë lidhjet me të shkuarën, por për autoritetet serbe përfshirja e Kosovës do te rrezikonte trashëgiminë e saj kulturore.

Share This Video


Download

  
Report form