http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Maqedonisë ka reaguar për tërheqjen e stafit diplomatik të Serbisë nga Shkupi. Në deklaratën zyrtare theksohet se Maqedonia synon të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet fqinje të saj. Por ajo paralajmëron se vota për Kosovën në Unesko do të diktohet nga qëndrimi i shumicës. ?Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë, është fuqimisht e përkushtuar dhe ndërmerr hapa intensive në drejtim të zgjidhjes ndaj krijimit të problemeve, duke avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera fqinje. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme që rajoni me vendosmëri të ecë përpara. Lidhur me votimin e anëtarësimit të Kosovë në UNESCO, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të BE-së?. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimi për tërheqjen e gjithë presonelit diplomatik, është një mesazh për Shkupin, se Beogradi është në dijeni të të gjitha marrëveshjeve të Maqedonisë. Daçiç theksoi se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet në rajon për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev për incidentin diplomatik mes dy vendeve.