http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpëtim Idirzi, kreu i PDIU-së, parti e koalicionit qeverisës, del kundër ndryshimeve në Kodin Penal të propozuara nga qeveria, për dënimin me burg të biznesmenëve që kalojnë mallra kontrabandë, pavarësisht sasisë së mallit. Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, Idrizi foli edhe për çështjen e dekriminalizimit. Por duket se PDIU qe ai drejton synon të jetë një hap para të gjithëve, duke propozuar edhe bashkimin e dy proceseve qe në përmbajtje dhe thelb nuk kanë asgjë të përbashkët: pastrimin e politikes nga të inkriminuarit dhe dekomunistizimin. Idrizi nuk harroi qe ne fund t?i kërkonte qeverise te bënte me shume për çështjen çame.