http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka dale kundër vendimit te qeverise per pezullimin e regjistrimit te pronave ne bregdet
?Edi Rama sa here përpiqet te vjedhë diçka ne përmasa te mëdha e quan reforme dhe ketë e quan reforma e pronave.?
Sipas Bylykbashit ka nje vendim te Gjykatës se Larte, sipas te cilit ai qe ka nje titull te nxjerre nga organe administrative, gjykata apo ne baze te nje kontrate shit-blerje eshte pronar, pavarësisht nese e ka regjistruar pronën apo jo; dhe vendimi i qeverise bie ndesh me përcaktimet e Gjykatës se Larte, por edhe me ligjet shqiptare.
?Keto vendime janë antikushtetuese cenojnë pronën, cenojnë pronaret e ligjshëm, cenojnë te drejtat e tyre qe njihen nga ligji dhe ketë e ben me VKM. Është modeli me i keq i qeverisjes dhe rreziku me i madh i te drejtave te pronareve.?Ligji themeltar i shtetit njeh Gjykatën Kushtetuese si institucionin ku mund te goditen vendimet e qeverise, por kjo gjykate ka vetëm 4 nga 9 anëtare me mandat, duke mbyllur kështu çdo rruge animimi.?Vendimi i Edi Rames është i ankueshem ne Gjykatën Kushtetuese, Edi Rama ka vrare Gjykatën Kushtetuese.?
Plotësimi i vendeve vakante ne Gjykatën Kushtetuese është bllokuar, pasi anëtaret e Këshillit te Emërimeve ne drejtësi, te cilët bëjnë renditjen e kandidateve ende nuk kane kaluar vetingun.