http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Saranda lideri i opozitës Lulzim Basha ka theksuar rëndësinë qe ka per opozitën përfundimi i reformës ne drejtësi dhe zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme. Per Bashen, reforma ne drejtësi eshte rruga per te luftuar korrupsionin e qeverise i cili është faktori kryesor qe qytetaret paguhen me pak e marrin shërbime me cilësi te dobet, duke akuzuar qeverinë per lidhje me parajsat fiskale.?Mesazhi që do të dëgjojë deri ditën e fundit është: të mos guxojë të prekë më votën e shqiptarëve e t?i lërë shqiptarët të votojnë të lirë e të ndershëm për qeverisjen e tyre. Për një drejtësi që dënon korrupsionin dhe krimin e nuk e mbron atë. Kjo është reforma në drejtësi dhe dihet mirë që kush i ka lidhjet me krimin. Dihet mirë që kush ka bërë korrupsion këto vite me shuma që i mungojnë sot qytetarëve shqiptarë. Dhe prandaj nuk paguajnë dot pensione më të larta, nuk ka paga më të larta, nuk ka shëndetësi të standardit të mirë por shëndetësi që bie çdo ditë e më shumë në batak, nuk ka vende pune sepse paratë janë nisur të gjithë në Panama. Në parajsat fiskale ku fshehin paratë qeveritarët e korruptuar shqiptarë dhe këtë e tha dje departamenti i shtetit, e tha pardje Freedom House, e thonë ditë për ditë e javë për javë investitorët e huaj dhe e ndjejnë shqiptarët në lëkurën e tyre?.Basha ka zhvilluar takime me tregtaret e Sarandës e përballë shqetësimeve te tyre ka premtuar taksa te ulëta.?Do ta bëjmë këtë me taksat më të ulëta në histori, me 9% taksë të sheshtë, 15% TVSH. Dhe taksat që mblidhen nuk do të shkojnë për palma. Taksat që mblidhen nuk do të shkojnë për Vilma Nushin, për Koço Kokëdhimën, për Ilir Beqën. Taksat do të kthehen në investime publike dhe investime publike që hapin vende pune, që hapin fronte pune.?Nje tjeter premtim i Partisë Demokratike është se per te gjitha familjet ne asistence ekonomike, pension invaliditeti energjinë (deri 200 kë), ilaçet dhe ujin do t?i paguajë shteti.