Rrugët e dëmtuara në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo qe shihni nuk është nje rruge ne zonat e thella malore, por një segment ne kryeqytet dhe konkretisht ne zonën me te populluar te ?Komunës se Parisit?. Banoret dhe veçanërisht drejtuesit e mjeteve ankohen per infrastrukturën e keqe jo vetëm ne kete segment, por dhe ne rruge te tjera brenda lagjeve. Ne fakt ne Tirane, janë me dhjetëra rruge dytësore apo dhe brenda lagjeve qe janë te dëmtuar dhe kane nevoje urgjente per ndërhyrje. Ne zonën e Selitës, segmentet brenda blloqeve janë te amortizuar, pranë Qendrës Spitalore Universitare po ashtu. E njëjte është situata edhe ne rrugët dytësore pranë Zogut te ZI, Don Boskos apo zonës se Laprakes. Drejtues te mjeteve dhe banore te kryeqytetit kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje te situatës. Krerë te Bashkie se Tiranës pranojnë problemet e trashëguara, ne shume rruge te kryeqytetit. Nënkryetarja Brunilda Paskali e pyetur nga Vizion Plus sqaron se ka filluar puna për riparimin e rrugëve dhe problemeve te tjera infrastrukturore ne disa njësi. Me përfundimin e tyre punonjësit e kufizuar ne numër, do te zhvendosen ne zona te tjera. Pak dite me pare kryetari Erjon Veliaj paralajmëroi firmat qe kane fituar tendera kryesisht per riparime ne rrjetin e ujësjellësit, te riparojnë rrugët e hapura, ne te kundërt nuk do t?u jepet asnjë para.

Share This Video


Download

  
Report form