http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës janë larguar nga çadrat ku u strehuan ditët e para pas lëkundjeve që shkatërruan një pjesë të mirë të banesave dhe dëmtuan shumë të tjera.Një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë te shkolla e fshatit ndërsa një pjesë tjetër kryesisht gratë fëmijët dhe të moshuarit janë kthyer në banesat e tyre të cilat janë dëmtuar por jo shkatërruar.Banorët thonë se ka qenë shumë i vështirë për ta qëndrimi në çadra jo vetëm gjatë ditëve të para për shkak të shiut dhe të ftohtit, por edhe më pas kur për shkak të temperaturave të larta ishte e pamundur të jetoje në çadër.Prefekti Dhori Spirollari thotë se në dispozicion të këtyre banorëve janë edhe 65 dhoma në konviktin e studentëve në Korçë me kapacitet 4 persona në çdo dhomë, aty ku kushtet e jetesës janë normale dhe shumë herë më të mira se sa qëndrimi në çadra.Nga ana tjetër prefekti thotë se në dispozicion të banorëve do të vihet edhe një autobus për ti transportuar ata nga konvikti drejt fshatit Floq ku kanë tokat dhe punët e tyre të përditshme dhe për ti kthyer përsëri në darkë në konviktin e studentëve.Sipas prefektit një gjë e tillë iu është bërë e ditur banorëve por ata nuk mund të detyrohen për tu larguar nga banesat e tyre, ndërkohë që një pjesë i kanë ngritur çadrat edhe në oborret e shtëpive deri në rindërtimin e shtëpive.Në fshatin Floq janë shkatërruar plotësisht nga tërmeti i 1 qershorit 65 shtëpi ndërsa rreth 100 të tjera kanë dëmtime të pjeshme.