Tritol bilardos në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tjetër shpërthim tritoli. Këtë here ne Durrës, është hedhur ne ere një biznes privat qe shërbente si bilardo. Objekti ishte në pronësi të Kujtim Rapçe, 42 vjeç. Ngjarja ndodhi gjatë natës duke u gdhirë e enjtja në lagjen numër 17 mes një blloku pallatesh. Persona ende të paidentifikuar pasi janë siguruar që në lokal mos të ishte njeri, kanë vendosur rreth 200 gr tritol në katin e parë nga shpërthimi i te cilit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas policisë, lënda plasëse ishte aktivizuar me anë të fitilit zjarrpërcjellës. Nga shpërthimi i fuqishëm, banorët e zonës, te alarmuar, kanë lajmëruar menjëherë policinë. Për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, është marrë në pyetje edhe pronari, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë. Ende nuk jane zbuluar motivet e sulmit me eksploziv, por policia po heton në disa pista.

Share This Video


Download

  
Report form