Sot, takimet e tjera të Champions League - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Java e trete e fazës ne grupe te Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne Vizion Plus dhe platformën Tring me 8 takimet e fundit. Ne qendër te vëmendjes është sfida mes dy kryesuesve te grupit A Paris Sg dhe Reali i Madridit. Kampionet e Francës kane testin me te rendesishem per ketë sezon pas dy fitoreve rresht ne grup, ne përpjekje per t?u vendosur ne rolin e skuadrave pretendente per trofeun prestigjioz te planetit. Takimi pritet te jete edhe një duel mes Ibbrahimovic e Kristiano Ronaldo, por edhe paraqitja e argjentinasit Di Maria ndaj ish skuadrës se tij. Ne sfidën tjetër te grupit përballen dy ekipet me zero pike Malmo dhe Shaktar Donjeck. Një përballje mjaft interesante paraqitet takimi i grupit D qe do te transmetohet ne Vizion Plus mes dy ekipeve me pike te barabarta Manchester City dhe Sevilja. Te ashtuquajturit qytetaret, nuk kane shërbimet e Aguero dhe David Silva, ndërsa priten te luajnë qe nga minuta e pare me dy blerjet e shtrenjta te verës De Brojce Sterling. Ne takimin tjetër te këtij grupi kryesuesit e Juventus me pike te plota do te luajnë ne shtëpi ndaj ekipit te vendit te fundit Borusia Monchengladbah. Ne takimet e tjera ne grupin D ku gjithçka është e barabarte me pike, Cska e Moskës pret Manchestser United, ndërsa Volsburg ndeshet me Psv Eindhoven. Ne grupin e fundit atë C, Atletiko e Madridit pritet te ketë nje ndeshje te lehte ne shtëpi ndaj kazakeve te Astana, ndërsa Benfika e vendit te pare është mysafire ne Stamboll ndaj Gallatasaraj. Mbrëmja e sotme pritet te jete mjaft e ngjeshur per te apasionuarit e turneut prestigjioz, pasi përveç 4 ndeshjeve ne Tring HD , 1 ne Vizion Plus dhe një kanali te dedikuar te gjitha sfidave te mbrëmjes menjëherë pas përfundimit te 8 përtalljeve do te kenë mundësi te ndjekin te gjitha golat ne emisionin kushtuar Uefa Champions League.

Share This Video


Download

  
Report form