Champions, takimet e tjera të play-off - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
UEFA Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne Vizion Plus dhe platformën Tring me 5 takimet e fundit te raundit te play-off-it. Roma e Luciano Spaletit ka një ndeshje për jete a vdekje sonte ne Do Dragao, kundër portugezeve te Porto. Nje sfide qe vlen shume për te dy ekipe ku do te kondicionoje sezonin e ri. Tekniku roman Spaleti, pritet te hedhe ne fushe nje formacion 4-3-3 ku ne sulm do te prezantohet me treshen Salah, Xheko, Per$oti. Me Sheznin ne porte dhe nje mesfushe e përbëre nga De Rosi, Naingolan, Strotman, Roma përballet ne këtë takim te pare me optimizmin se e ka skuadrën per te ecur përpara. Gjithsesi përballe saj është nje skuadër shume e forte dhe me mjaft eksperience si Porto. Ne te vetmin përballje ne sezonin 81-82 ne kupën e kupave Roma pësoi nje humbje ndërsa mori nje barazim përballë ?dragonjve? duke u skualifikuar. Një tjetër takim interesant, i cili do te transmetohet ne Vizion Plus eshte ai ne Madrigal mes Villareal dhe Monako. Francezet kane bere surprizën vetem një tur me pare, duke larguar nga skena evropiane turqit e Fenerbahce. Nga spanjollet, te cilët përfunduan ne vend te katërt vitin e kaluar ne La Liga u largua këtë sezon lojtari me i mire Erik Bayli drejt Manchester Unietd. Gjithsesi e ashtuquajtura ?nëndetësja e verdhe? e ka treguar gjithmonë se është nje shembull i një ekipi te vogël, por tepër i suksesshëm ne baze te rezultateve. Ne takimet e tjera bullgaret e Ludogorec sfidojnë çeket e Viktoria Plsen. Surpriza nga Irlanda Dundalk përballet me Legian e Varshaves ndërsa Selltik i Brendon Roxhers, do te provoje forcat me izraelitet e Hapoel Beer Sheva.

Share This Video


Download

  
Report form