http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
UEFA Champions League rikthehet sonte ne mbrëmje me disa ndeshje te xhiros se dyte te fazës se grupeve. Platforma Tring HD do te sjell ekskluzivisht 4 takimet me te mira te mbrëmjes, ku spikat natyrisht ndeshja qe luhet ne gjermani mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid. Përballja e grupit F, përplas dy ekipet kryesuese te grupit qe arritën te marrin tre pike ne ndeshjet e para. Gjermanet vijnë pas fitores tenistike 6 me 0 ne Poloni ndaj Legias se Varshaves, ndërsa Reali fitoi ne përmbysje ne sekondat e fundit ndaj Sporting Lisbone. Te dyja ekipet janë ndeshur shpesh ne edicionet e kaluar te Champions League dhe Vefshtfalen Stadion mbetet nje stadium shume i vështire per spanjollet. Ne sezonin 2012-2013 Dortmund fitoi dy here ne ketë stadium 2 me 1 ne faze grupesh dhe 4 me 1 ne gjysmëfinale, ndërsa nje sezon me pas ne çerekfinale edhe pse Reali u mund serish 2 me 0 ne Gjermani, u kualifikuara per ne gjysmëfinale pas fitores 3 me 0 ne bernabeu. Forma e skuadrës se Tuhel ne bundeslige ka ardhur gjithnjë ne përmirësim dhe synohet te befasohet skuadra e trajnerit Zidane, e cila përveç disa rezultateve jo te mira ne La Liga, është përfshire edhe nga tensioni pas replikave mes trajnerit francez dhe Kristiano Ronaldos per zëvendësimin e ketij te fundit. Ndërkohe, Juventus nje tjeter favorit per fitoren e këtij trofeu do te ketë nje prove te rëndësishme ne Kroaci ndaj Dinamo Zagreb. Barazimi ne takimin e pare ne shtëpi ndaj Sevilleas e bën këtë transferte jetike për bardhezijte në planin e pikëve. Kampionet e Italisë janë kritikuar për lojën jo bindëse në këtë fillim sezoni, por trajneri Alegri nuk shqetësohet nga ky fakt dhe u shpreh i bindur se skuadra do të fitoje ne Kroaci. Juventus ka të padisponueshëm shumë lojtarë si Benatia, Rugani, Azamoah, Markizio dhe Sturaro. Hernanes pritet të jete titullar ne mesfushe ndërsa në sulm do të luajë dyshja Higuain dhe Dybala. Nje tjetër sfide qe do transmetohet ne Tring është edhe ajo e grupit G mes Leicester dhe Porto. Kampionet e Anglisë fituan ne sfidën e pare dhe do te provojnë te marrin nje tjetër trepikësh qe mund ti afronte me kualifikimin ndërsa ne grupin E, spikat sfida mes Monacos se vendit te pare dhe Bayer Leverkusen