http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, por kushtëzon tryezën e përbashkët me liderët e mazhorances me tërheqjen e marrëveshjeve per kufirin me Malin e Zi dhe bashkësisë së komunave serbe në veri të vendit. Deklarata është bërë nga kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për shtyp. Ai tha se opozita e bashkuara pranon të takohet me krerët e qeverisë vetëm nëse Mustafa tërheq nënshkrimet. Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zv/Kryeministri Thaçi deklaruan pas takimit me presidenten e vendit Atifete Jahjaga se në Kosovë, nuk ka krizë, por një përpjekje për të bllokuar institucionet. Më herët gjatë ditës presidentja Jahjaga i beri thirrje palëve per dialog si zgjidhje per tejkalimin e kësaj gjendjeje, qe ka bllokuar punen e institucioneve. Kryetarja e shtetit propozoi takime të ndara me te dhe me pas nje tryeze te përbashkët per gjetjen e konsensusit.