http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e katërt të tryezës për reformën në drejtësi, ekspertët u ndalën tek arsimi. Gjatë debateve mbi këtë çështje akademikja e së drejtës kushtetuese, Aurela Anastasi, tha se krahas problemeve me shtimin e universiteteve private, në Shqipëri shumica e studentëve dalin shkencëtarë të së drejtës dhe jo praktikant të saj. Nga ana tjetër sipas Arthur Graham, një prej specialistëve të huaj, të cilët kanë ndihmuar në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, tha se publiku ka më shumë nevojë të njohë ligjet e shtetit të tij. ?Reforma në drejtësi kërkon dhe reformim të koncepteve te publiku. Nuk mund ti bindesh ligjit pa e ditur se çfarë është. Nëse mendoni për vende të cilat kanë nivel të lartë kulture të ligjit si Zvicra apo Japonia ndodh për shkak se komuniteti i njeh mirë ligjet e tij. Në këto vende edhe puna e institucioneve të tjera ligjzbatuese është dhe më e pakët pasi komuniteti ka nivel të lartë kulture juridik. Po iu marr një shembull nëse në Zvicër do të parkonit automjetin tuaj gabim policia nuk do kishte nevojë të bënte asgjë pasi pasi fillimisht parkimin e gabuar do vinte tua shpjegonte një qytetar?.Diskutimet vijuan dhe për ushtrimin e së drejtës në profesione të tjera të lira si ndërmjetësimi apo përmbarimi për të cilat publiku ka interes.