Alarmi për trafikimin e fëmijëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafikimi i fëmijëve shqiptar në Britaninë e Madhe është rritur në shifra alarmante. Deklarata është bërë nga organizata ?Barnardo? që ofron asistencë mjekësore, e cila evidenton se shqiptarët përbëjnë çerekun e gjithë fëmijëve që ata trajtojnë. Brenda tre viteve të fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të fëmijeve shqiptare të trafikuar, të cilëve ne u kemi ofruar ndihmë përmes mjeteve tona. Disa prej tyre përdoren për të punuar në të zezë, kryesisht në ndërtim, por pjesa dërrmuese rekrutohen për tu përfshirë në aktivitete kriminale. Pjesa më e madhe e atyre që kanë marrë shërbim mjekësore rezultojnë me trauma. Sipas kësaj organizate, në pjesën dërrmuese të rasteve adoleshentet janë të moshës 15-17 vjeç, por ka patur raste kur janë trajtuar dhe fëmijë trevjeçare. Organizata ?Barnardo? rendit vietnamezët në vendin e dytë, më pas rumunët e marokenët. Besohet se vetëm në Britaninë e Madhe trafikohen 13 mijë adoleshente.

Share This Video


Download

  
Report form