http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nisjen e vitit të ri hyri në fuqi vendimi i shpërblimit për fëmijët qe vijnë ne jete. Masa e shpërblimit është e ndryshme duke variuar në 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 të dytin dhe 140 mijë lekë për fëmijën e trete.
Nga të dhënat zyrtare të bashkisë Dibër rezulton se fëmijët e lindur në tre vitet e fundit nuk kanë marrë shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja qe ishte ne fuqi me pare.
Kaziu thotë se vitin e kaluar Bashkisë i ka ardhur një fond shumë i vogël nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me të cilin ka mbyllur vetëm një 3 mujor të vitit 2016-te:
Në bashkinë e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit që nga viti 2016 janë 3267 fëmijë që presin të marrin shpërblimin prej 5 mijë lekesh.