http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Furnizoheshin ne mënyrë te paligjshme nga UKT dhe ua shisnin qytetareve duke u thëne se është ujë selite. 10 persona kane përfunduar ne prangat e policisë se Tiranës për vjedhjen e ujit. Përfaqësues te UKT-se bejne me dije se pas identifikimit te autoboteve qe furnizoheshin ne mënyre te paligjshme nga rrjeti i tyre,i kane denoncuar këta persona ne polici. Me pas forcat e rendit ndërmorën një aksion mëngjesin e se mekurës ne afërsi te Dajtit, ku është bere dhe arrestimi ne flagrancë si edhe sekuestrimin e autoboteve. Tregtimi i ujit me autobotet ne Tirane është i zakonshëm, pasi disa qytetare e shohin si një zgjidhje te mire ne kushtet kur nuk furnizohen dhe per shkak te kostos me te lire. Ndërsa disa te tjerë thonë se ky produkt është i pasigurt, pasi ka pasur jo pak raste abuzimi nga tregtaret.