Pikë shërbimesh për UKT-në - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrin fund radhët dhe pritjet e gjata të banorëve të Saukut, për marrjen e shërbimeve në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.Bashkia e Tiranës ka hapur pikën e dytë rajonale, që sipas Erion Veliajt, do t?u vijë më shumë në ndihmë qytetarëve.?Kjo është një pikë shërbimesh, e cila tregon se ne kujdesemi për çdo pikë uji në këtë qytet. Shërbimi që ofrohet këtu nga UKT-ja është i njëjtën me atë që ofron një kompani celulare apo një degë e bankës. Dega e UKT-së në Sauk ka disa të mira: së pari, i shërben një komuniteti banorësh që fillon nga Njësia nr. 2 dhe mbaron në kilometrin e 29-të në Kërrabë. Pasi kemi ofruar infrastrukturë më të mirë, është e rëndësishme të ofrojmë edhe shërbime dinjitoze. Të gjitha këto shërbime mund t?i marrin këtu në Sauk?.Veliaj u kërkoi qytetarëve që të jenë korrekt me pagesat e ujit, si dhe të raportojnë të gjitha rastet abuzive në rrjet.?Këtë vit kemi shtuar 26 mijë kontrata, çka është një gjë shumë e mirë, jo se këta njerëz nuk kanë pasur ujë, por e merrnin ujin në mënyrë të paligjshme, duke i kthyer tubacionet e UKT-së në ?kullesë makaronash?. Kjo nuk ka sens, ndaj dhe më vjen mirë që qytetarët janë sensibilizuar. Nuk ka nevojë të vjedhësh ujin në Tirane. Ftoj qytetarët të raportojnë për gjitha ndërhyrjet që bëhen në rrjet dhe inkurajoj UKT, që siç i merr në mënyrë të rregullt këto pagesa, të vijojë me marshin e pestë me investimet. Kemi hapur 105 kantiere, më i madhi është në burimin e Shën Mërisë. Mezi presim që pasi janë bërë tunelet, po shtrohen tubacionet, të kemi shtesën e ujit në Tiranë që do të vijë nga ajo zonë?.Kryebashkiaku bëri thirrje gjithashtu për të qenë të kujdesshëm me ujin dhe për të mos e shpërdoruar atë.

Share This Video


Download

  
Report form