PD: Ministri Beqaj, i korruptuar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj per korrupsion ne lidhje me tenderat qe kompania Intech+ ka fituar ne dy vitet e fundit. Deputetja Jorida Tabaku ka nënvizuar faktin se ministri Ilir Beqaj ka qene themelues i kesaj kompanie dhe i ka shitur aksionet vetëm ne shtator te 2013, por gjate 2 viteve qe Beqaj ka qene pjese e qeverise, Intech+ ka fituar plot 28 tendera. ?Qëkurse ministri i shëndetësisë, z. Beqaj, ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milion lekë të reja ose 2.5 herë më shumë dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Kam këtu pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani që tregojnë këto shifra marramendëse dhe ju mund ti shihni në ekran. Në vitin e dytë të qeverisjes, shqiptarët janë të zhgënjyer nga premtimi i pambajtur për shëndetësi falas, por Beqaj i Edi Ramës është i lumtur pasi Intech+ po merr para pa fund nga shteti nga institucionet, nga çdo zyrë e publike. Në 8 muajt e parë të vitit 2015 kompania që themeloi ai, rezulton të ketë kontraktuar e vetme kontrata shtetërore në vlerë 211.273.980 lekë ose gati 4 herë me shume se e gjithë volumi i vitit 2013?.Dhe per opozitën pyetja se si një kompani modeste fiton kaq shume ka vetëm nje përgjigje.?Kjo është skema e Edi Ramës dhe ministrave të tij, për t?u pasuruar me taksat e shqiptarëve, për të vjedhur sa më shumë. Kjo është qeverisja rilindase, shqiptarët më të varfrit në Europë me ministrat më të pasur në kontinent?.Sipas Partisë Demokratike per këtë afere korruptive abuzuesit duhet te përgjigjen para ligjit.

Share This Video


Download

  
Report form