Lu: Gjyqtarët e korruptuar në burg! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-14

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Donald Lu ashpërson tonet ndaj gjyqtarëve te korruptuar. Në Konferencën Kombëtare të Gjyqësorit, diplomati i larte denoncoi ryshfetet e togave te zeza, qe nuk ngurrojnë ta shfaqin ne luksin e tyre, madje dhe ne orët qe kushtojnë me shume se makina e tij. Paralajmërimi për ketë kategori ishte i qartë: largohuni ose ju pret burgu.?Ju nxis të lini këtë profesion menjëherë. Mund edhe të futeni në burg së shpejti?.E ndërsa fshikulloi te korruptuarit, Donald Lu nuk e fshehu mbështetjen per te ndershmit, por duke i kujtuar qe te mos bëhen si koleget qe mbajnë ora kartier.?Për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen. Gjyqtarët e ndershëm si ju, meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe të përvojës. Duhet të bëheni simbol i sistemit të ri, në vend të imazhit të sotëm të gjyqtarëve të korruptuar që mbajnë ora Cartier?.Ndërsa beri te qarte se SHBA mbështet fuqishëm reformën, Ambasadori Lu u tha gjyqtareve se mezi pret ditën, kur nga plaga e sistemit të drejtësisë të mbetet vetëm një kujtim i hidhur.?Më lejoni të bëj një pyetje. Çfarë bëni ju kur një politikan përpiqet t?ju tregojë se si të vendosni ose kur dikush përpiqet t?ju japë ryshfet? Mezi pres ditën që në Shqipëri përgjigja mund të jetë: Nuk e di. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë!?Reforma ne sistemin e drejtësisë, sipas ambasadores se BE Romana Vlahutin, është mënyra per te pastruar radhët e gjyqësorit nga te korruptuarit.Romana Vlahutin:Reforma ne drejtësi synon t?i japë fund njëherë e mirë të gjithë atyre sjelljeve korruptive dhe joprofesionale të disave që po shkatërrojnë reputacionet e të gjithë profesioneve tuaj dhe themelet e demokracisë në Shqipëri. Ka shumë elementë kjo reformë, një arsye kyçe për të është mungesa thelbësore e besimit në sistemin gjyqësor shqiptar. Mungesë besimi nga bizneset, komuniteti ndërkombëtar,ata mes jush në fakt por mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja nga qytetarët. Një nga arsyet kryesore pse ekziston mungesa e besimit janë aludime të ndryshme për korrupsion dhe korporatizëm.Reforma ne drejtësi shihet nga partneret ndërkombëtar si mjeti i vetëm qe Shqipëria te shpëtoje nga korrupsioni, te cilin e konsiderojnë si gangrene te sistemit.

Share This Video


Download

  
Report form