http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i PD-se, Basha ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverise. Ne kuvendin zgjedhor te degës se Pukës, ai tha se dyshja Rama -- Meta ka emëruar në postet kyçe të administratës persona të inkriminuar. Sipas tij, kjo mazhorancë ka arritur shkallën më të lartë të korrupsionit me shitblerjen e votave në Korçë.
"A nuk je ti që ke emëruar njerëzit e skutave më të errëta të krimit, drejtues në poste të rëndësishme të administratës. Që ke emëruar të dënuarit për drogë, që ke emëruar dhe ke zgjedhur të kërkuarit për rrëmbim fëmijësh në poste drejtuese të administratës. Ti që akuzon drejtësinë për korrupsion, a nuk je ti që demonstrove shkallën më të lartë të korrupsionit ?! Korrupsionin politik me shit-blerjen e filmuar të votave në Korçë dhe që pastaj e mbylle çështjen duke e amnistuar. Dhe që sot i mohon opozitës të drejtën për transparencë që ia ka dhënë Kushtetuta e sovrani me komisione parlamentare hetimore. Ti qe akuzon drejtësinë per korrupsion, a nuk je ti qe me njerëzit e tu vodhe serverin e te dhënave tatimore dhe prap mohove transparencën parlamentare ?!
Lidhur me zgjedhjet në PD, Basha ka garantuar anëtarët se vota e lirë do të jetë në themel të procesit të vendimmarrjes në këtë forcë politike.