http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili është aleati kryesor i Edi Rames ne qeverisje ka mbështetur qëndrimin e Tiranes zyrtare ne marrëdhëniet me Serbinë pas ndeshjes se futbollit te 14 tetorit dhe vizitën e kryeministrit tonë ne Beograd. Meta i cili ka folur me pak se te gjithë faktorët e tjere politike per tensionin e krijuar mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar 2 jave me pare; ka preferuar tu referohet deklaratave racionale te Serbisë duke theksuar rendësin e bashkëpunimit rajonal. ?Personalitet të ndryshme të Serbisë kanë mbajtur qëndrime pozitive. Nuk dëshiroj ti kthehem ndeshjes, pasi i takon komisioneve sportive. Ajo çka është me rëndësi është të punojmë për të një ardhme, për të fituar mbi të ardhmen evropiane. Është pakt i politikës së Shqipërisë për bashkëpunim rajonal, në funksion politik në kuadër të integrimit. E inkurajoj kryeministrin Rama për të vazhduar vizitën, dhe për ta paraqitur rajonin ndryshe, siç duhet të jetë Ballkani në sytë e BE.? tha Meta. Nje dite para seancës plenare, meta ka ftuar opozitën te kthehet ne kuvend por ai ka rrezuar kërkesën e saj per nje marrëveshje me garancinë e ndërkombëtareve. Opozita mund te kërkoje cfare te doje por skemi nevoje per dike te na marre përdorë ndërsa te enjten Kuvendi pritet te hape garen per vendet e 2 anëtarëve te Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë Meta ka bere thirrje qe ceshtja e guvernatorit te ri te zgjidhet me konsensus. Ndërkohë qe ne lidhje me 2 dekretet e presidentit per Gjykatën e Larte te cilat u rrezuan ne komisionin e ligjeve meta ka mbajtur te njëjtin qëndrim si partia socialiste duke kritikuar procesin e ndjekur nga kreu i shtetit e duke e cilësuar personal qëndrimin Spartak Brahos