Nis largimi i romëve nga liqeni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 dite pas ultimatumit te bashkisë, nis largimi i familjeve rome nga parku i liqenit artificial. Shume familje tashme janë larguar ndërsa romet e mbetur po heqin e po shkatërrojnë vete barakat e ngritura prej tyre buze liqenit. Familjet rome qe figurojnë me gjendjen civile ne qytetet jashtë Tiranës jane kthyer, kryesisht ne Elbasan e Berat. Ndërsa per ato qe jane me vendbanim ne kryeqytete, bashkia e Tiranës ka menduar t?i sistemoje ne banesa sociale ose me qera. Vite me pare dhjetëra familje rome u dynden ne zonën e liqenit artificial ku ngritën barakat. Jetesa jashtë çdo standardi higjeno sanitar përbente problem si per romet e vendosur këtu ashtu dhe qindra familje te tjera qe jetonin përreth liqenit. Vizion Plus vazhdimisht ka denoncuar zaptimin dhe ndotjen qe po i behej kesaj zone te gjelbër te kryeqytetit. Vetëm pak kohe me pare kryetari i bashkisë Erion Veliaj mori nje vendim te prere per largimin e tyre nga parku dhe sistemin ne banesa te tjera.Pasi te shpërngulet edhe familja e fundit rome, bashkia do te nise pastrimin dhe sistemimin ne zonën e ndotur te liqenit. Pas vitesh te tera ndotje dhe pasigurie kjo zone e liqenit artificial pritet te fitoje gjelbërimin e munguar.

Share This Video


Download

  
Report form