Merkel refuzon të presë refugjatë në shtëpi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelaria gjermane Angela Merkel refuzon te hape dyert e shtëpisë se saj per te pritur nje refugjat. Ndonëse promovon ne Europe, politiken e mbështetjes per njerëzit ikur nga lufta, kur vjen puna për te dhëne shembullin personal Merkel thotë se nuk mund ta beje nje gje te tille. Ndërsa thekson se sjellja miqësore ndaj emigranteve është pjese e qëndrimit njerëzor te Gjermanisë, ne nje interviste per gazetën ?Bild? Merkel u shpreh se nuk mund ta imagjinonte qe te strehonte nje refugjat ne shtëpinë e saj. ?Megjithe respektin per njerëzit qe e bejne këtë, nuk mund ta mendoj për veten?. Kancelaria foli edhe per mënyrat sesi po e përballon vendi fluksin e emigranteve, ku përmendi riatdhesimin e shpejte te personave qe u është refuzuar azili dhe qe i largohen varfërisë e jo luftës. Brenda disa ditësh Gjermania do te ngrejë te ashtuquajturat zona transiti ne kufi, ku do te vlerësohen menjëherë kerkesat e azilkërkuesve dhe ata qe nuk plotësojnë kriteret do te dëbohen. Ajo qetësoi gjermanet se nuk do te përballen me rritje taksash, pasi situata ekonomike e vendit është e mire.

Share This Video


Download

  
Report form