http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej vitit 1986 kur përfundoi edhe ndërtimi i Pallatit te Kongreseve, ndaj objektit nuk është vene dore per asnjë ndërhyrje. Ndaj vizita e Papa Françeskut ne Tirane po shërben kështu qe njërit prej simboleve te kryeqytetit t?i kthehet origjinaliteti. Rreth 32 milion leke te dhëna nga qeveria po shkojnë këto dite per restaurimin e sallës përdhese dhe katin e pare te ndërtesës, e cila do te kthehet ate dite, por edhe ne vigjilje te vizitës se Atit te Shenjte, ne qendrën e medias. Salla e cila ka pritur nder vite nga koncertet e deri tek mitingjet partiake, do te shndërrohet ne nje vend me ekrane te mëdha dhe kushte te përshtatshme teknike per gazetaret shqiptare e te huaj. Ashtu siç eshte deklaruar per sheshin Nene Tereza apo Muzen Historik Kombëtar edhe per Pallatin e Kongreseve punimet duhet te përfundojnë me 10 Shtator.