http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha premtoi nga Korça se demokratet nuk do te tërhiqen nga beteja kundër ligjit te ri per arsimin e larte. Gjate nje takimi me studentet e Universitetit te Korçës me rastin e fillimit te vitit te ri akademik, Basha ka deklaruar se me këtë ligj universitetet bëhen me te shtrenjta e rrjedhimisht ulen mundësitë e te rinjve shqiptare për t?u shkolluar.?Kam ardhur t?ju them se çështja e arsimit te larte nuk është çështje politike, por është ekzistenciale. Jam këtu per tu garantuar ju se nuk mund dhe nuk do te heqim dore se kjo është nje kauze për vendin.?Por takimi i Bashes me studentet është pjese e turit te opozitës ne te gjithë Shqipërinë, per te ndërtuar programin, me te cilin ajo do tu kërkoje votën shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.?Tirana politike flet po nuk dëgjon, bën si eksperte per çdo gje deri edhe për futbollin, por nuk dëgjon ne kemi ardhur t?ju dëgjojmë.?Reforma ne arsimin e larte u miratua nga maxhoranca pavarësisht qëndrimit kundër te opozitës dhe presidentit te republikës, i cili e ktheu per rishqyrtim, e tani ekspertet e PD po përgatisin ankimimin ne gjykate, për ta shpallur ligjin antikushtetues.