Basha: mbyllja e universiteteve “shok psikologjik” për studentët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas mbylljes se 38 universiteteve nga Ministria e Arsimit, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga kuvendi zgjedhor i disa degëve në Tiranë. Basha tha se Rama duke mbyllur këto universitete pa asnje lajmërim dhe pa asnje transparencë po shkakton një shok psikologjik tek studentët dhe një barrë financiare te prindërit. ?Mbi çfarë baze u imponon prindërve në Peshkopi, në Kukës, në Sarandë, në Gjirokastër, në Shkodër që të paguajnë qira, kosto jetese e të ndahen me fëmijët e tyre, koston e të cilëve e kishin marrë parasysh në kushtet e arsimimit afër qendrës së banimit. Natyrisht, sistemi ka nevojë për përmirësim, sepse edhe universiteti i Tiranës i cili ka përvojën më të gjatë ka nevojë për përmirësim, imagjinoni filialet. Por, si i mbyll me një të rënë të lapsit dhe i nxjerr studentët në një situatë të pamenduar shoku psikologjik në fillim pa përgatitje dhe pastaj përballje të tyre dhe të prindërve të tyre me një faturë të majme financiare?. Basha e konsideroi mbylljen e universiteteve një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta. ?Ne s?jemi kundër asnjë reforme. Mendojmë se sistemi arsimor ka nevojë për reforma që do ta bëjnë edhe më cilësor dhe më konkurrues, po nuk ka nevojë për ?Adhamudhë?, deklaroi Basha. Gjithashtu duke akuzuar dyshen Rama-Meta ai tha se duhet nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e krimit, korrupsionit, paligjshmërisë, varfërisë dhe pasigurisë ku është futur.

Share This Video


Download

  
Report form