http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas normalizimit të situatës si pasoje e reshjeve të shumta të shiut, i vetmi shqetësim për banorët ne jug te vendit, mbetet dëmshpërblimi per përmbytjet. Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar dhe niveli i ujërave ka rënë, për shumë familje dhe biznese dëmet janë të pallogaritshme. Katet e para të pallateve në lagjen ?Pavarësia?, ?24 Maji? dhe 15 tetori vijojnë të jenë nën ujë. Ndërkohë ne disa akse si ajo pranë universitetit dhe bulevardi Vlore -Skele kalohet me vështirësi. Në Selenicë të Vlorës janë te shumta familjet, të cilët janë detyruar ta kalojnë natën mes vështirësive dhe pa drita. Situata raportohet e tillë edhe per blektoret e zonës. Ndërsa kryebashkiaku Përparim Shametaj thotë se fondi i emergjencave civile i vënë në dispozicion nuk mbulon dot as dëmet në infrastrukture dhe jo dëmshpërblimin e qytetareve. Vetëm në Selenicë janë 80 banesa dhe dhjetëra stalla bagëtish që gjenden nën ujë. Probleme te shumta ka edhe në infrastrukturë, rrugë të dëmtuara, mure mbajtës e ura të shkatërruara. Ndërkohë shumë kabina elektrike janë nen ujë, gjë e cila sjell vështirësi ne furnizimin me energji elektrike. Në Fier ndërkaq, nga dalja prej shtratit e Gjanicës, u përmbytën të paktën 550 banesa dhe 150 biznese përgjatë lumit. Mosfunksionimi i hidroforëve, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, ka ndikuar ne përmbytjet.