Prokuroria, hetim për përmbytjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Përmbytjet e ndodhura ditet e fundit, qe kane shkaktuar edhe deme materiale kane detyruar prokurorinë te nise per here te pare hetime kryesisht per shkaqet e tyre.
Burime zyrtare nga prokuroria e Përgjithshme kane bere te ditur se hetimet kane nisur nga dy prokuroritë e dy rretheve Fier dhe Durres. Ne njoftimin zyrtar te prokurorisë behet me dije se organi i akuzës vendosi të nisi kryesisht hetimet, bazuar në denoncimet e qytetarëve të shumtë nga këto zona, të mbërritura në Prokurorinë së Përgjithshme, përfshirë edhe në adresën elektronike. Prokuroria dyshon se autoritetet lokale nuk kanë përmbushur detyrën e tyre për marrjen e masave për përballimin e situatave meteorologjike. Sipas njoftimit, hetimet do te vërtetojnë dyshimet mbi rastet e "Shpërdorimit të detyrës". Ato po zhvillohen në disa institucione, në Shtabin e Emergjencave Civile pranë Prefekturave të Qarqeve, po ashtu edhe në Bashki, Komuna dhe agjenci të tjera që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemeve kulluese që kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatave të tilla atmosferike. Po ashtu, objekt hetimi janë edhe vendimmarrjet për punime, të cilat kanë dëmtuar apo bllokuar kolektorë e kanale kulluese në këto zona. Prokuroria bën me dije se për llogari të hetimit do të shfrytëzohen edhe informacionet e institucioneve lokale përgjegjëse për masat e marra, për personat përgjegjës dhe për zbatimin e rregullave teknike dhe ligjore në rast te situatave të vështira atmosferike. Reagimi i pare për këtë hetim vjen nga Durrësi. I kontaktuar nga vizion plus kryebashkiaku Vangjush Dako mohon te ketë përgjegjësi për përmbytjet. Sipas tij, menaxhimi i kanaleve kulluese nuk është detyre e bashkise, por e drejtorisë se Bordit te Kullimit, zyre qe varet nga ministria e Bujqësisë. Kjo është hera e para qe organi i akuzës nis kryesisht hetime ne lidhje me përmbytjet e shkaktuara ne shume qytete te cilat jo ne pak raste kane shkaktuar dëme me vlera te konsiderueshme.

Flooding occurred last days that have caused material damage have forced prosecutors to start for the first time investigated mainly for their causes.
Official sources from the General Prosecutor has announced that investigations have started by two prosecutors and two districts of Fier and Durres. We prosecution official notice is hereby given that the prosecution decided mainly initiated investigations based on reports of numerous citizens of these areas, the received in the General Prosecutor's Office, including the following email address. Prosecution believes that local authorities have not fulfilled their duty to take measures to deal with weather situations. According to the report, the investigation will prove doubtful cases of "abuse of office". They are being held in several institutions, Civil Emergency Headquarters Prefectures County, as well as the municipality, the municipality and other agencies that are responsible for maintaining drainage systems that are responsible for managing such situations weather. Also under...

Share This Video


Download

  
Report form