Sfida vendimtare me Armeninë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare do të ketë një tjetër pamje në ndeshjen vendimtare kundër Armenisë këtë të diele në orën 18:00 me orën tone lokale në Jerevan. Trajneri De Biasi do të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar të ekipit kuqezi në raport më humbjen e fundit zhgënjyese 0 me 2 kundër Serbisë në ?Elbasan Arena?. Shqipëria nuk ka më asnjë rrugë tjetër veç fitores në këtë takim të fundit eliminator që të kualifikohet direkt për në europianin e Francës, si skuadër e vendit të dytë në grupin I. Italiani Xhani De Biasi e di më mirë se kushdo tjetër këtë gjë, prandaj edhe formacioni anti Armeni do të ndërtohet ndryshe nga përballja e së enjtes kundër Serbisë. Ne Jeremen kombëtarja jonë me siguri do të ketë një theks më të madh sulmues me aktivizimin e Gashit në të djathtë në rolin e një sulmuesi të fshehur në mbështetje te Cikalleshit që do të zejë vendin e Bekim Balajt. Paraqitja e mirë kundër Serbisë, do ta lere sërish titullar Memushajn në rolin e fantazistit, ndërsa në të majtë mbetet Lenjani. Xhaka dhe Basha vijojnë të jenë të favorizuar në qendër të mesfushës. Dilemat më të mëdha në fakt De Biasi i ka në mbrojtje, për shkak të pezullimit të Agollit në të majtë dhe faktit që Lila dhe Naser Aliji nuk janë në gjendje të mirë fizike. Mbrojtësi i Bazelit Aliji është favorit për të luajtur në të majtë nëse mjeket japin OK-in, ose në rastin më ekstrem mund të kemi kthimin e Lenjanit prapa. Në qendër Cana dhe Gjimshiti nuk do të preken. Sfida mund të fusë në histori kombëtaren kuqezi qe do të gjykohet nga polaku me jo shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare Simon Marciniak. Armenet janë të pamotivuar, sepse nuk kanë objektiv si ekip i vendi të fundit në renditje, por danezet rivalet tanë direkt për vendin e dytë presin një dhurate prej vendasve për të ndalur kuqezinjtë dhe thirrja ka qenë e hapur per ndihme edhe nga trajneri Morten Olsen. Përveç aspektit sportiv, fitorja ne Armeni dhe rrjedhimisht kualifikimi ne europian do të sillte një bonus prej 12 milion euro për FSHF-ne shpërblim nga UEFA për pjesëmarrjen në euro 2016. Kuqezinjtë jepen favorite për fitoren ne Jerevan edhe nga kompanitë e basteve që e kuotojnë fitoren 2.25 përballe 3.4 te vendasve. Në te vetmin rast që Shqipëria ka luajtur ne Armeni ne 1997 është mundur 3 me 0, ndërsa në vendin tone kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar në një tjetër takim.

Share This Video


Download

  
Report form